“Që nga momenti kur u formuan Forcat e Sigurisë së Kosovës, ishte e qartë se pushteti i Kosovës synojnë që këto forca të jenë shtylla kurrizore e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës”, ka thënë ish-ministri i serb i mbrojtjes dhe themeluesi i Këshillit serb për Politika Strategjike, Dragan Shutanovac.
“Ju kujtoj se vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës e kishte marrë parlamenti në vitin 2018, por që atëherë zyrtarët e NATO-s praktikisht e ngadalësuan atë”, ka pretenduar Shutanovac.
Ai ka shtuar se me “blerjet e fundit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, përfshirë dronët turq, dhe veçanërisht me synimin për pajisjen e FSK-së me raketa antitank, Kosova praktikisht do të ketë një ushtri, e cila sigurisht paraqet një “sfidë të re” të sigurisë në rajon”
“Militarizimi i Kosovës nuk është një lajm i mirë si për Beogradin ashtu edhe për vendet përreth, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është përballur me rebelime të armatosura që synojnë shkëputjen e një pjese të territorit dhe formimin e “Shqipërisë së Madhe” që është “baza e aktiviteteve politike” si të ekstremistëve ashtu edhe të Kurtit”, ka pretenduar Shutanovac.
“Pa dyshim, ky nuk është lajm inkurajues. Në vend që në Kosovë mjetet të investohen në policinë kriminale, në ndërtimin e ambientit për funksionimin e një shoqërie multietnike, ky lloj zhvillimi çon pikërisht në ngritje të mëtejshme të tensioneve”, ka përfunduar ish-ministri serb i mbrojtjes.