3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Është shtyrë seanca ndaj “Llunes” e serbëve tjerë të dyshuar për sulm terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar të premten kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarve, Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq  për sulm terrorist që të shtyhet seanca fillestare.

Arsye për këtë ishte se të akuzuarit nuk i kishin pranuar në tërësi shkresat e lëndës si dhe disa prej shkresave nuk ishin të përkthyera në gjuhën serbe.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, tha se është fakt se disa nga shkresat e lëndës nuk janë të përkthyera. Mirëpo, ai tha se në afat prej presë ditësh, Prokuroria mund t’i përkthejë të gjitha shkresat në gjuhën serbe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pantiq,  Milenkoviq, Vlajiq dhe  Vakiq kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të akuzuar për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Mbrojtësi i të akuzuarit Dejan Pantiq, avokati Ljubomir Pantoviq ka thënë se nuk ekzistojnë kushte që të mbahet seanca përgatitore pasi pjesa më e madhe e shkresave nuk janë të përkthyera në gjuhën serbe.

“Konsideroj se në këto rrethana të mbahet sot seanca përgatitore në këtë rast do të jetë e shkelur e drejta e të gjithë të akuzuarve. Propozoj që seanca e sotme të shtyhet dhe Prokuroria të detyrohet që mbrojtësve dhe të akuzuarve t’ju dorëzohen shkresat e kompletuara të lëndës, të përkthyera në gjuhën të cilën e flasin të pandehurit”, ka thënë avokati.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img