1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tentim vrasja në Prishtinë, Policia e konfirmon rastin – ende s’janë identifikuar të dyshuarit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa akoma nuk dihen detajet e incidentit.

Personi që u qëllua dy herë me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur me nofkën ‘Canki’ dhe gjendja e tij është stabile – jashtë rrezikut për jetë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img