Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bëre një reagim në Facebook, ku ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti.
Kica-Xhelili tha se pjesëtarët e NJSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë.
Postimi i plotë:
Si erdhëm në ditën që jeta e HEROIT nuk ka vlerë, por ka vetëm VDEKJA e tij?
NJËSIA SPECIALE INTERVENUESE, është njësia më ELITARE e Policisë në Kosovë. Janë ata që e luftuan MILAN RADOJCIC & TERRORISTËT. Janë ata që NE i thurëm lavde. U ndjemë krenarë.
E SOT?
Sot kryeministri Kurti do t’ua heq kompetencat për luftën ndaj terrorizmit. T’i kaloj te një njësi tjetër, të patrajnuar nga SHBA, Franca e Turqia. Të paballafaquar e pasprovuar. Sot, pjesëtarët e NjSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë. FAJTORË që mbetën GJALLË.
PSE?
Sepse kërkuan dinjitet. Sepse kryeministri i REPUBLIKËS SONË, ndjen që t’i trajtosh heronjtë e gjallë dinjitetshëm qenka dobësi?
E çka NUK do të jepnim ne që sot Ademi të ishte gjallë?
Kosova nuk dha gjak e jetë për t’u admiruar vetëm vdekja.
Kosova dha jetë, për JETË.