Komandanti i KFOR-it në Kosovë, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.
Kështu thuhet në komunikatën e KFOR’it, të enjten.
“Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.
Kjo është vizita e dytë e Ulutas në Beograd që kur mori mandatin.
KFOR’i ka mandat të OKB-së për çështjen e sigurisë në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.