9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dy vetë për djegien e trafos së rrymës në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona si të dyshuar për djegien e trafos së rrymës në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Pas një punë operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë arritur që të identifikojnë dy të dyshuar, njëri R.D. 52 vjeçar dhe tjetri P.M. 40 vjeçar nga fshati Gjonaj. Për të njëjtit dyshohet se më datë 03.01.2024, për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me rrymë elektrike qëllimisht i kanë vënë flakën trafos në fshatin Gjonaj, Prizren. Andaj me urdhër të prokurorit, të dyve iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh. Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën ‘zjarrvënie’ dhe ‘asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve publike’”, ka thënë Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img