4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zeqiri: Asnjë njësie të policisë s’mund t’i hiqen kompetencat

Detyrat e secilës njësi të policisë së Kosovës janë të caktuar dhe ato nuk mund të hiqen.

Kështu deklaron kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për raportimet që Njësisë Speciale Operative i është hequr kompetenca për luftim të terrorizmit.

“Nuk ka mundësi që një njësie, ciladoqoftë ajo t’i hiqen kompetencat. Detyrat janë të përcaktuara veçantë për secilën njësi”, është shprehur Zeqiri për KlanKosova.tv.

“Detyrat e njësie përcaktohen vetëm nga drejtori dhe menaxhmenti i policisë”, ka shtuar ai, duke treguar si kryetar i sindikatës nuk ka pranuar ndonjë vendim dhe as nuk është në dijeni për ndonjë lëvizje të tillë brenda institucionit kryesor të sigurisë.

Albanian Post ka raportuar gjatë ditës se kryeministri Albin Kurti ka vendosur t’i zhveshë nga kompetenca për luftim të terrorizmit NjSI-në dhe që kjo përgjegjësi ka kaluar te Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kjo lëvizje besohet se zanafillën e ka nga protestat e tyre për të kërkuar pagesa më të larta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img