13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Të zhgënjyer nga vendimi i SHBA-ve për t’i shitur Kosovës raketa antitank

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtare të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut, si dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike, transmeton FrontOnline.

Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi Vuçiqin për vendimin e SHBA-ve për të pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javalin, transmeton FrontOnline.

Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare.

Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi ynë së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane./FrontOnline/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img