3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hill: SHBA e ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Në takimin e Vuçiq me Hill është diskutuar ndër të tjera edhe për situatën në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut në mes të dyja vendeve.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca serbe, thuhet se në këtë takim ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin  serb Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javalin”.

Siç citohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare.

Aty theksohet se Vuçiq e konsideroi këtë si “zhgënjim të madh për Serbinë”.

“Për ne, është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos shqetësohet dhe se Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img