Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se po kërkon një konsulent lokal për ta mbështetur aktivizimin në tregun e punës të përfituesve të Skemës së Ndihmës Sociale në kuadër të Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale (SAS).
Në njoftimin e Ministrisë, janë bërë të ditura edhe angazhimet që do të ketë ky konsulent.
“Konsulenti ndër të tjera:
Mbështet APRK-në në baza ditore në hartimin dhe zbatimin e masave aktive të tregut të punës për përfituesit e ndihmës sociale.
Ndihmon në ofrimin e shërbimeve për integrimin në treg të punës të përfituesve të ndihmës sociale;
Zhvillon programe të trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale bazuar në nevojat e identifikuara” bëhet e ditur në njoftim.
Për më shumë detaje rreth kritereve për aplikim ju lutem vizitoni vegëzen në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/Page/57
Sipas ministrisë, aplikimi është i hapur deri më datë 19 Janar 2024, në ora 16:00.