Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është prezent në Rio De Janeiro dhe në stadiumin Maracana, aty ku sot u hapën Lojërat Olimpike – Rio 2016.
Thaçi nuk shkoi vet në këtë hapje historike për Kosovën.
Pranë tij mori Endritin, të birin e tij, i cili pati fatin që ta jetojë në krah të babait këtë moment historik për Kosovën, shkruan Telegrafi.
Thaçi vërehet i emocionuar, teksa ishte në fokus të regjisë kryesore me të hyrë Kosova në parakalimin historik në hapje të Rio 2016.