Një person ka rënë mesditën e sotme në bjeshkët e fshatit Studenicë në Istog. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që po kërkohet është D.Ramqaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona kanë qenë duke ecur në një zonë malore kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë./Indeksonline/