2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kishin urdhër arrest ndërkombëtar, Njësiti FAST arreston dy shtetas turk

Dy shtetas turk që ishin në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, konkretisht nga njësiti FAST, shkruan Gazeta Insajderi.

Siç ka bërë të ditur Policia, dy të arrestuarit po kërkoheshin për Trafikim me Narkotik dhe Grabitje.

Njëri është i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim, ndërsa tjetri i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim.

“Rasti 1; Me date  09.01.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K.,  (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Rasti 2; Me datë  09.01.2024, rreth orës 14:30, njësiti  FAST,  pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk  I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim. Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore ne Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img