Preportr ka publikuar një hulumtim për problemet më të shpeshta të punëtorëve në sektorin privat, duke përfshirë këtu pushimet të cilat parashihen me ligj, mospagesë për oraret shtesë, jashtë orarit të punës dhe festave, të cilat u jepen me vështirësi punëtorëve në Kosovë.
Sipas këtij raporti thuhet se shkeljet te pushimet vjetor sipas IP janë: Në vitin 2020 gjithsej 110 raste, në vitin 2021, 332 raste dhe në vitin 2022 ne total 633 raste.
Përveç kësaj raporti ka hulumtuar edhe çështjen e pagesës së pushimit vjetor të punëtorëve. Ku prej tyre 80 për qind të punëtorëve u është paguar pushimi vjetorë derisa 20 për qind nuk u është kompensuar pushimi.
Derisa sa i përket pushimit të lehonisë për gratë thuhet se 49.43 për qind e grave nuk kanë kërkuar nga punëdhënësi shfrytëzimin e pushimit të lehonisë dhe 50.57 për qind e kanë kërkuar këtë të drejtë. Ku prej tyre 49.44 për qind nuk u është dhënë pushimi nga punëdhënësi dhe 50.56 për qind u është dhënë ky pushim.
Kurse ky raport ka trajtuar edhe çështjen e kompensimit të pagës sipas ligjit për pushimin e lehonisë ku 77.44 për qind e grave u është bërë kompensimi i pagës dhe 26.67 për qind të grave nuk u është bërë kompensimi .E për këtë thuhet se e vetmja zgjidhje është ndryshimi i Ligjit të Punës dhe zbatimi i tij.