Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeveritar për të mërkurën.
Mbledhja e cila do të nis në orën 10:00 ka 10 pika të rendit të ditës kur do të shqyrtohen disa propozim vendime.
IndeksOnline ka siguruar rendin e ditës ku në pikën 8 do të bëhët edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe 4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT).