7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë, duan të ikin – shkak Ligji i Pagave

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka folur për ikjen e mësimdhënësve nga Kosova.

Ai theksoi se ka frikë që mësimdhënësit do të ikin pas liberalizimit të vizave.

“Kemi momentet e para të cilat informimet tona flasin se shumë kolegë, diku 300, i janë drejtuar Drejtorisë Komunale për Arsim (DKA), sepse janë punëdhënës të mësimdhënësve tanë, me kërkesat për pushim një vit pa pagesë. Por unë jam i sigurt se ata nuk thonë arsye, por thonë diçka tjetër me dëshirën që DKA-ja t’ua aprovojë kërkesën për një vit pushim”.

“Kam frikë se do të provojnë sidomos pas heqjes së vizave, të shkojnë në perëndim dhe të provojnë fatin e tyre nëse mund të gjejnë punë atje. Po ndodhi kjo, e kam frikën se këta kolegë që kemi në sistem, duke komunikuar me ata jashtë, do të marrin trimërinë dhe do t’iu bashkëngjiten jashtë, që nënkupton se do të ndihet një mungesë e theksuar në kuadrin arsimor në Kosovë dhe alarmin duhet ta ketë edhe Qeveria Kurti”, tha Jasharaj për KP.

Ai ka shtuar se ligji i pagave ka krijuar zhgënjim.

“Mësimdhënësit po ndihen keq kur po del testi PISA dhe testet tjera, se po e shohin se nuk renditemi aty ku duhet. Por, është edhe zhgënjimi i krijuar për shkak të Ligjit të pagave, sepse ata kanë pritur ngritje më të dukshme të pagave, të cilat nuk kanë ndodhur me vendimin e fundit. Gjersa dikur ne ishim të stresuar dhe merrnim lajme për rënien e numrit të nxënësve të cilët iknin me familjet e tyre nga Kosova, tash ky janari neve po na shqetëson shumë”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img