3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dugolli: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, kushtëzime duhet t’i bëhen Serbisë

Profesori univeristar, Bujar Dugolli, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës duhet të largohen.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se është absurde që Prishtina të akuzohet se fajëtore për tensionim të situatës.

“Ne e kemi parë që prej kohës ka filluar ky dialog për çështjet teknike, Kosova vazhdimisht është kushtëzuar me çështje që nuk kanë qenë fare parimore, në aspekt me rrugën integruese të Kosovës, ju kujtohet demarkacioni, Asociacioni, e çështje të tjera pati edhe për liberalizimin e vizave deri në masën kur e panë që Kosova më nuk bënë asnjë lëshim rreth kësaj çështjeje”.

“Ky është kushtëzim për këto masa të thuhet shtensionim, Kosova është kontribuuesi kryesor për shtensionimin e situatës andej, të gjithë e dinë edhe BE-ja e di se kush ishin shkaktarët e shtensionimit e deri te përpjekjet për kryengritje të armatosur, të strukturave kriminale, terroriste e paramilitare në atë pjesë, tani kur është vënë rendi e qetësia në atë pjesë të Kosovës, dhe të akuzohet Prishtina në atë drejtim mendoj se është absurde”.

“Pres shumë shpejt që këto masa të hiqen, qytetarët serbë në rast se kanë gatishmëri që iniciativat t’i bëjnë realitet për zgjedhjet të jashtëzakonshme. Këto masa janë vendosur për atë që quhet tensionim, në aspektin e shtensionimin e kësaj situate, mendoj se çfarë do që të ndodh jashtë kësaj është e hapur politike dhe nuk ka të bëjë fare me realitetin”, ka thënë Dugolli./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img