Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk e normalizojnë situatën politike në vend.
Kryeziu shkroi në Facebook se zgjedhjet është sfidë që të sjellin “zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore”.
“A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo. Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje”, shkroi ai.
Kryeziu shkroi se zgjedhjet do të ishin pa zgjidhje, “sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike”.