Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka vizituar sot në zyren e tij kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
Hetemi ka publikuar një foto dhe një video, lidhur me vizitën që ka pasur sot në komunë.
Në foton e publikuar nga Hetemi, përveç Krasniqit në zyren e tij shihen dhe pjestarët e Njësisë Speciale të policisë së Kosovës, të armatrosur deri në “dhëmbë“.
Por si duket kryetari i ka rënë pishman për publikimin e kësaj fotografie, pasi që pak minuta më pas fotografia e cila ishte përcjellë dhe me një këngë patriotike, është fshirë nga Facebook-u i kryetarit.