3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rrahja e tre shqiptarëve në Mal të Zi, Berisha: Akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mal të Zi ku u rrahen tre shqiptarë, për të cilën thotë se ka motive etnike nga grupe kriminale.

Teksa i uron shërim të shpejtë tre të rinjve, Berisha kërkon që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit.

Një akt kriminal racist i rëndë! Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.

Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke i uruar shërim të shpjete viktimave dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar”, ka shkruan Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img