13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bukë spelte me fara

Sot drithërat e speltës kanë aplikim të gjerë, veç tjerash, edhe për shkak se shumica e njerëzve që janë alergjikë ndaj grurit, nuk janë ndaj speltës

Edhe pse spelta përmban gluten, mirëpo në sasi më të vogël se drithërat e tjera, njerëzit të cilët janë alergjikë ndaj tij, por edhe njerëzit e sëmurë nga celiakia, megjithatë shpesh mund të përdorin atë.

Spelt është një bimë e ngjashme me grurin, vetëm se për nga përmbajtja është e pasur me më shumë proteina, dhe e pa procesuar është më e shëndetshme se gruri.

E pasur me fibra, proteina, vitamina B, E, kalcium, kalium, magnez, zink e hekur, kjo bukë është një zgjidhje e dobishme për shëndetin e juaj.

100 g Spelt kanë afërsisht 338 kalori, pra 20% të vlerave ushqimore që duhen marrë në ditë.

Konsumimi i rregullt i Spelt kontribuon në evitimin e peshës së tepërt, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 60 ml ujë të vakët,
– 1 paketim tharmë të thatë,
– 345 gr miell spelte,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 3 lugë vaj ulliri,
– 2 lugë supe fara kungulli,
– 2 lugë supe fara luledielli,
– 2 lugë supe susam,
– 1 lugë supe sheqer,
– 360 ml ujë.

Përgatitja:

Më parë 1 lugë sheqer e përziejmë me paketimin e tharmit të thatë dhe i shtojnë 60 ml ujë të vakët. E lëmë që të dyfishohet tharmi.

Ndërkohë në një enë më të madhe qesim 360 ml ujë, 1 lugë supe kripë, 3 lugë vaj dhe të gjitha i përziejmë mirë.

Pasi që tharmi të jetë dyfishuar, e shtojmë në enën bashkë me ujin, vajin dhe kripën. Të gjitha i përziemë sërish mirë.

Nëse keni fara të presuara kungulli apo luledielli, piqni pra se t’i qitni në përbërje. Më mirë është që t’i imtësoni, domethënë t’i bluani.

Shtoni 345 gr mielli, farat e bluara dhe përbërjen me tharm. Ngjisheni mirë (rreth 10 minuta). Nëse është e nevojshme shtoni ende miell.

Është me rëndësi të qitni vaj në enën në të cilën do të qëndrojë brumi. Pasi që ta keni lyer me vaj, qiteni në të brumin, lëreni të qëndrojë, mbulojeni derisa të dyfishohet (rreth një orë). Mund të ngrohet edhe në furrë për pak minuta, pastaj fiket furra dhe e lini brumin që të bymehet.

Kur të dyfishohet brumi, e ngjeshim edhe një herë dhe e lëmë në kallëp të cilin gjithashtu më parë e kemi lyer me vaj. Tani është me rëndësi ta lëmë brumin që edhe një herë të bymehet. Mbuloni me leckë apo me folie dhe lëreni të qëndrojë edhe 25 – 30 minuta.

Nxehni furrën në 200 gradë dhe piqeni bukën 45 minuta.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img