-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nushi deputetes së Guxo për njohjen e pasaportës nga Spanja: Idiotësi, këtë s’e pranon as Gani Jakupi

Zyrtari I Partisë Demokrate, Nol Nushi I ka reaguar deputetes së Listës Guxo Jeta Statovci që tha se meritat që Spanja e njohu pasaportën e Kosovës, I ka edhe Gani Jakupi, shkruan Gazeta Express. 

Nushi përmes një komenti tha se kësaj deklarate nuk i beson as Jakupi. 

“Jeta, nuk besoj qe je kaq e padijshme. Ngutia me e mbrojte Gervallen po te qet ne pozite injorantesh.  Te thuash qe “lobimi” i Gani Jakupit e solli “njohjen” eshte idiotsi. Kotrata e tij skandaloze ka te beje me vendet e Beneluksit. Bile kete gje qe e ke thene ti nuk ta pranon as Gania vet (shih foton). Ka vite qe Kosovaret shkojne ne Spanje. Kur nuk keni me cka mu lavdu, dokeni injorante”, i komentoi Nushi, Statovcit. 

Ndërkohë, deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha sot se lobimi i Jakupit e ka ndihmuar Kosovën në Spanjë. E njohja e pasaportave nga Spanja sipas saj është rezultat i lobimit të Jakupit. 

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img