-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Analistët flasin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi dhe rrezikun për Kosovën

Iniciativa e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë për kthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak ngjalli diskutime në Kosovë.

Njohës të rrethanave të sigurisë vlerësojnë se ky është presion ndaj Kosovës si dhe tregon pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës por edhe vendet e tjera fqinje.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, vlerëson se ky hap në Serbi është presion ndaj Kosovës, por sipas tij një vendim i tillë nuk do ta forcojë shumë ushtrinë e Serbisë.

“Kjo është në vazhdën e aktiviteteve të shëtit serb me presione ndaj Kosovës dhe fqinjëve veçmas Bosnjë e Hercegovinës rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo s’do të thotë se i forcon aq shumë kapacitetet mbrojtëse të Serbisë sepse ushtria profesionale dhe ushtria popullore ndryshon shumë. Është një presion që përmes kësaj Serbia ua përcjellë fqinjëve të saj dhe ndërkombëtarëve që është në Kosovë por ne e kemi këtë parasysh”, tha Veseli.

Ndërsa, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarka në Serbi tregon pretendimet territoriale të Serbisë për Kosovën dhe jo vetëm.

“Serbia ka një mungesë të kapaciteteve njerëzore edhe në ushtarakë si ka as 20 mijë, i mungojnë 10 mijë ushtarakë. Ballafaquar me një ushtri profesionale që ju ka vjetruar në sistem mundohet ta rifreskojë atë me rekrutimin me trajnime 3-4 muaj…Mendoj që kjo ka edhe për qëllim pretendimet territoriale për Kosovën pra rrezikun për Kosovën por edhe Bosnjë e Hercegovinën për shkak të Republikës serbe dhe Bosnjës serbe që ata dëshirojnë të kenë”, tha Ibishi për RTV21.

Gjatë ditës ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se inicimi i kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk është ftesë për ndonjë konflikt apo përgatitje për luftëra, por për të mbrojtur shtetin.

“Ne duam të hapim një diskutim të gjerë dhe publik për këtë çështje dhe që nëse rekrutimi kthehet, ai të jetë për një periudhë më të shkurtër kohore, jo më shumë se katër muaj. Ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes duan të dëgjojnë si nga ekspertët ashtu edhe nga publiku i gjerë”, tha Vuçeviq.

Por a duhet ta ketë edhe Kosova një shërbim të detyrueshëm ushtarak?

“Jo e kemi rrugëtimin tonë edhe zhvillimit të kapacitetëve të mbrojtjes të ushtrisë sonë kemi vendos për ushtri profesionale…ne nuk duhet te mirremi Me politika ditore shoviniste të Serbisë”, tha ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

“Ka probleme të shumta edhe në kuptimin e implikimve buxhetore dhe me çështjet infrastrukturore. Kosova duhet të përcjellë vendet e baltikut”, tha Ibishi.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte hequr më 1 janar 2011.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img