-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Malaj: Shqipëria ka përkrahur planin franko-gjerman dhe themelimin e Asociacionit, Kosova t’i hedh hapat e saj

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka folur rreth procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Malaj duke rikujtuar përgjegjësitë e marra nga palët në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, ka thënë se Kosova duhet të bëjë hapat e saj, teksa ka përmendur përkrahjen e Shqipërisë për planin franko-gjerman dhe themelimin e Asociacionit.

Malaj ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konstatuar se Kosova e ka bërë hapin e saj, por që mbetet edhe çështja e themelimit të Asociacionit.

Kur ka folur për Asociacionin, diplomati shqiptar ka përmendur edhe faktin se aleatët, SHBA dhe QUINT, po e thonë fuqishëm që s’do të ketë kompetenca ekzekutive dhe që duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për verifikim./kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img