4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Pse kaloi nga Serbia? S’ka kurrfarë ndihme

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar dje nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë. Për arrestimin e tij, përveç MPDJ-së e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku duke e kritikuar Dakajn për kalimin e tij nga Serbia, u shpreh se nuk mund t’i ndihmojnë, pasi Organizata e Veteranëve të Luftës nuk kërkon asgjë nga armiku.

“Më thërret shqiptari, (e nuk është e para herë), e më thotë se si mund t’i ndihmojmë pjesëtarit të UÇK-së i cili është arrestuar sot në Serbi. E para, e pyes se pse ka kaluar ai kah armiku serb dhe e dyta i them se nuk ka kurrfarë ndihme, sepse nga armiku ne si OVL nuk kërkojmë asgjë”, thuhet në reagimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img