Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.
Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë. Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.
“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.