13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla i kërkon Prokurorisë rezultatet e hetimeve për Banjskën: Kemi mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të publikojë rezultatet e hetimeve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. 

Sipas Sveçlës, ka mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë hetimet më të mëdha në historikun e saj, në rastin e Banjskës, në sulmin terrorist në fshatin Bansjkë. Kjo ka zgjatë, por unë besoj se kemi mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë. Pres që Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës të dalin me rezultatet e këtyre hetimeve”, ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjini.

Publikim të rezultateve të hetimeve dhe ngritje të aktakuzës për këtë rast ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, nuk ka që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku. 3 muaj kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka pa numër fakte dhe dëshmi materiale që janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat për sulmin në Banjskë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake. Ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake”, ka deklaruar kryeministri.

Ai ka shprehur dyshime publikisht për punën që po bën Prokuroria. 

“Po ka shpërputhje shumë të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Për pasojë edhe të njerëzve që janë prapa grilave. Është numër mino. Dhe ky hendek s’mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit. Andaj edhe pyetja duhet të jetë Prokurorinë e Shtetit. Unë jam këtu për të ndihmuar, por ata janë aty për të punuar. S’mund ta ndihmoj dikë që s’punon. Mund ta ndihmoj dikë vetëm që punon”, ka deklaruar Kurti gjatë dhjetorit. 

Kritikave të Kurtit u ishte kundërpërgjigjur Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, duke thënë se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit, i vrarë ka mbetur heroi Afrim Bunjaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img