4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vajza e Sandulloviq: Vuçiq, 100 për qind fajtor për rrahjen e babait tim

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është paraburgosur një ditë pasi ai u rrah brutalisht nga BIA serbe për shkak të homazheve dhe kërkim faljes për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Vajza e tij Klara Sandulloviq, ka thënë se fajtor për këtë është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sandulloviq, tha në RTK, se gjendja e babait të saj ka qenë e rëndë, derisa e kanë marr në burg dhe tani nuk ka informata për të atin.

“Ai është marrë në burgë me një brinjë të thyer, në gjendje kritikë, nuk mund të merrte frymë lirshëm, është i traumatizuar. Përkundër kësaj, ai është ndaluar në burg. Atë që dimë tani është se e kanë vendosur në Burgun Qendror dhe aty nuk ka trajtimin e duhur mjekësor, sepse gjendja e tij është shumë e rëndë, atij i ka ra disa herë të fikët” tha Sandulloviq.

Ajo thotë se ishte në Kroaci për pushim kur ka dëgjuar rastin, për rrahjen e babait.

“Presidenti Aleksandër Vuçiq, është 100 për qind përgjegjës për rrahjen e babait tim. Ai është kërcënuar disa herë, atë e quaj diktator, kam thënë se do të bëjmë padi, sepse është sulëm ndaj të drejtave të njeriut”, tha Sandulloviq, duke shtuar se kërcënimet ndaj babait janë të shumta, gjatë vitit 2020 prestarët e BIA-s e bastisën dhe e arrestuan për disa ditë, babin e saj, nga ku u kthye me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Më tutje ajo ka thënë se ndaj kësaj rrahje kanë reaguar vetëm faktori ndërkombëtar, por jo edhe në Serbi. Ajo falënderon të gjithë ata që kanë reaguar ndaj rrahjes së babait të saj.

Familjarët e Sanduloviq thonë se ai dyshohet se është paralizuar dhe ka shenja dhe lëndime të shumta. Kryetari i Partisë Republikane Serbe ishte kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku edhe është rrahur brutalisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img