Ditën e djeshme një përplasje mes dy baxhanakëve në Prizren ka esklauar në përleshje fizike.
Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Hoçë të Qytetit të Prizrenit, dhe përfundoi me arrestimin e njërit prej tyre.
I dyshuari Egzon Xhahaj siç raporton Sinjali e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, teksa kundër të njëjtit është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.