Sot Patriarku Porfirije ka arritur në Manastirin e Deçanit nga ku iu është drejtuar murgjve duke u thënë se paqja dhe harmonia arrihen përmes takimit e jo nga rrjetet sociale.
Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se paqja dhe haromonia nuk arrihet me trazira.
“Prandaj është e rëndësishme të vij këtu, të takoj njerëzit që jetojnë këtu, të dëgjoj dilemat dhe dyshimet e tyre, si dhe ata të dëgjojnë të juajat. Nga ai dëgjim, diçka e vlefshme sigurisht lind. E përsëris, gjëja më e rëndësishme është të dihet se mirëkuptimi, harmonia dhe paqja nuk mund të arrihen me trazira”, ka thënë ai, raportoi Danas.
Porfirije ka bërë thirrje që Kosova të mos mbrohet nga rrjetet sociale, por të shkohet të shihet nga afër.
“Mbajeni në mend, mos e mbroni paqen, harmoninë, dashurinë, apo Kosovën, në Youtube dhe Twitter, por ejani shihni, bëhuni pjesë e dhimbjes, ndani të mirat që keni…”, ka thënë tutje ai.