-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kurari-Lila nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, sepse sipas saj 2024 është vit i zgjedhave globale.

Kusari-Lila ka thënë se në fund të vitit mund të ketë zgjedhje të përgjithshme të rregullta, duke respektuar kalendarin zgjedhor.

“Në mars hyjmë në vitin e katër qeverisës. Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025. Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ajo në ‘RTK prime’.

Kusari Lila, ka thënë se në Vetëvendosje nuk është duke u diskutuar për zgjedhje, por është mobilizuar për përmbushjen e premtimeve, sepse është viti i fundit qeverisës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka folur edhe për opozitën, të cilën e ka cilësuar si opozitë që nuk ka ide kreative për zhvillimet në Kosovë.

Kusari-Lila, duke folur për politikën e jashtme ka thënë se Kosova ka vizion të qartë në këtë drejtim.

Sipas saj, prioritet është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në partneritetin për paqe në NATO, duke u angazhuar për njohjen e shtetit të Kosovës nga 5 shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu, Kusari-Lila ka folur edhe për dialogun, masat e BE-së për Kosovën, të cilat i ka cilësuar të padrejta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img