Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Ky vendim erdhi në mbledhjen 181-të të ekzekutivit që ishte elektronike.
“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, thuhet në njoftimin e Qeverisë.