Ardi ka folur me Santianën për raportin që ajo e ka me Bucin dhe me të gjitha zhvillimet mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ardi i tha asaj se ajo del më keq në të gjitha këto zhvillime.
“Të gjithë u kanë dhënë mesazh, afërsia jote me Bucin, ty të ka qit gjithmonë më keq. Sa i përket lojës, unë nuk të lë më shumë faj ty apo ty. Ai ka dalë më mirë, ti ke dalë më keq e ti nuk ke marrë mesazh”.
“Afërsia jote me Bucin, ty të ka vendosur shumë keq, unë nuk e kuptoj kurrë se pse ti nuk e ke kuptuar këtë gjë. Po të kallxoj drejt nga ajo sa kuptoj unë. Nëse edhe një herë afrohesh me Bucin, lirisht merri koferat dhe ec”, ka thënë Ardi.