0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush prej partive politike është gati për zgjedhjet e përgjithshme?

Pavarësisht sondazheve të cilat nuk kanë dhënë rezultate të mira për opozitën brenda Kuvendit të Kosovës, optimizëm se 2024 mund të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme ka.

Pikërisht janë PDK e partitë tjera të opozitës të cilat kanë nisur vitin më këtë deklaratë.

Madje dikush po thotë se fushatën parazgjedhore e kanë nisur edhe liderët që aktualisht udhëheqin me vendin.

“ Besoj se ashtu do të jetë pasi Qeveria e Kurtit, dhe ajo duhet të përfundoj më herët dhe gjendja jo stabile në Kosovë e detyron të shkoj drejtë një koalicioni me të gjer dhe e fundit  është zbatimi I Asociacionit””, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Mirëpo 2024, duket se do të jetë më shumë vit i angazhimit të politikës së brendshme e punëve të cilat qeveria aktuale do tua prej shiritin e kuq, gjë që gjatë viteve paraprake ka munguar.

“Mund të jetë vit zgjedhore dhe do të kemi premtime e prerja të shiritave gjatë këtij viti. Provokimi i zgjedhjeve të reja nga ana e Kryeministrit Kurti, mund të vije për dy arsye e para për prolongimin e  marrëveshjeve me serbin dhe e dyta ky disponimi momental për ta votuar Vetëvendosjen”, ka thënë analisti, Fidan Ukaj.

Sipas kalendarit, Kosova zgjedhjet nacionale duhet t’i mbaj në fillim të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img