Avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).
Sipas tij, arsyeja e arrestimit është vizita e Sanduloviq në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë.
Ai gjatë ditës së djeshme e riktheu mesazhin për vizitën e tij në Prekaz dhe ky postim sipas avokatit të tij është bërë shkak i arrestimit.
”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi – fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar ai.