3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si e sulmoi Bislimi Gjykatën Kushtetuese, e quajti “mjedis të korruptuar, jo kompetentë, jo kredibilë” (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar punën e Gjykatës Kushtetuese, ku duhet ta dërgojnë edhe draft-statutin e Asociacionit, duke thënë se organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë “është i njohur për marrjen e vendimeve të diskutueshme”. VIDEO

Bislimi, duke folur për një media serbe Radio Gorazdevac sulmoi Kushtetuesen duke i quajtur “jo kredibilë” dhe “jo kompetentë” dhe për më tepër, ai tha se “ne si qeveri rezervojmë të drejtën e intepretimit” dhe se “kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime”.

“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve/vendimeve kontraverze dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti. Dhe ky s’është i vetmi vendim i kushtetues që s’ka mundur të gjejë zbatim”, ka thënë Besnik Bislimi.

“Pra, kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime. Është vështirë të veprojmë në bazë të tyre. Nuk është se po i mohojmë”.

“Por, nëse puna ime, nëse premtimi im ndaj qytetarëve është që t’u jap drejtësi – kur e dimë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është produkt i një mjedisi të korruptuar – më e pakta që mund të bëjë është të them se ky vendim, në mendimin tim nuk është produkt i një institucioni kredibil”, ka vazhduar Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img