Analisti politik, Fidan Ukaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë vit Kosova të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo pasi sipas Ukaj, paralajmërimet për zgjedhje në vend kanë ardhur edhe nga opozita por edhe nga vet partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
“Jo vetëm opozita por edhe pozita, Konjufca ka paralajmëruar disa herë deputetët duke i quajtur edhe të pa dobishëm, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe siç duket edhe partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dëshiron që pranvera e këtij viti, stina e pranverës të jetë stinë zgjedhore” tha Ukaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Madje ai renditi edhe dy arsyet të cilat sipas tij, Vetëvendojse do ta dërgonte vendin në zgjedhje.
Pasi sipas tij, çdo vazhdim i mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje do ta ulte kënaqësinë e qytetarëve për punën e kësaj partie.
“Mendoj se dy arsye që Kurti dhe Vetëvendosja do ta dërgonin vendin në zgjedhje, është prolongimi i zbatimit të marrëveshjeve me theks të veçantë themelimi i Asociacionit, e poashtu këto matjet e fundit, e poashtu ndoshta një analizë e brendshme e Lëvizjes Vetëvendosje se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje tanimë qytetarët do të i’a jepnin mandatin Lëvizjes Vetëvendosje të jetë partia e parë politike në vend. Çdo vazhdim i mandatit qeverisës të Vetëvendosjes mendoj se do ta ulë kënaqësinë e qytetarëve për punën ose angazhimin e kësaj qeverie dhe kësaj partie në pushtet, për arsye se për tri vite shëndetësinë e kemi në gjendje të njejtë mos më keq, arsimin e pamë ku jemi të renditur në fund, ekonomia është keq. Mendoj se qytetari më nuk voton me emocion por voton me arsye”, shtoi ai .
Ukaj ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhje ve në vitin 2024 do të ishte e dëmshme për Kosovën
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në një intervistë ditë më parë kishte deklaruar se “Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”.
Në anën tjetër kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.
Kreu i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.
Sipas tij, Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në kolaps, sikurse ka degradim edhe në arsim e fusha të tjera. Krasniqi theksoi se rritja ekonomike që parashihet të jetë rreth 3.5 për qind për vitin 2023, është jashtëzakonisht e vogël për një vend si Kosova me kaq shumë sfida, sidomos post-pandemike