Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka folur sot në një ngjarje në Lisbonë, duke treguar se si ai beson se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit duhet të zgjidhet.
Josep Borrell thotë se u takon vendeve të tjera që të gjejnë një zgjidhje.
“Besoj se në këto 30 vjet kemi mësuar se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë sepse të dyja palët nuk do të arrijnë kurrë një marrëveshje. Nëse kjo tragjedi nuk përfundon së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë” citohet nga Reuters t’u ketë thënë ai të pranishmëve, përcjell BBC