Avokatët e Sali Berishës kanë ankimuar vendimin e GJKKO që caktoi arrest shtëpie ndaj ish kryeministrit.
SPAK kërkoi gjatë dhjetorit arrest shtëpiak ndaj Berishës mbasi nuk u paraqit në tre raste para oficeres së policisë gjyqësore në zbatim të vendimit të mëparshëm detyrim paraqitje për aferën Partizani.
Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.