Një 73 vjeçar ka plagosur veten me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në fshatin Mal Vilëz, kurse i moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.