Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoj se dy helikopterë amerikanë pritet të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fund të këtij muaji.
Peleshi ka publikuar edhe pamje ilustruese të helikopterëve.
Ai ka theksuar se ky është një investim i madh dhe hap i rëndësishëm.
“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.