-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV’së: Ramush Haradinaj rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka thënë se nëse mbahen zgjedhje në vjeshtë të këtij viti, janë zgjedhje të rregullta e jo të parakohshme.

Agusholli u shpreh i bindur se nuk e di nga po e shohin përparësinë e zgjedhjeve, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj të cilët vazhdimisht po deklarohen pro zgjedhjeve të parakohshme.

“Nëse zgjedhjet mbahen në vjeshten e këtij viti, nuk quhen zgjedhje të parakohshme. Janë zgjedhje të rregullta me sa di une. 6 muaj para përfundimit të mandatit subjektet politike mund të dakordohen për datat zgjedhore”, tha Agusholli.

“Gjithsesi, kurdo që mbahen zgjedhjet, të parakohshme apo jo, une nuk di se ku po e shohin përparësine keta dy lider”, shtoi.

Sipas Agushollit, Ramush Haradinaj nuk e ka të sigurtë kalimin e pragut zgjedhor.

“Njëri nuk e ka të sigurtë kalimin e pragut zgjedhor, e tjetri me sondazhet e fundit është afër subjektit të dytë, larg nga i pari”, shtoi ai.

Ai shton se, Krasniqi e Haradinaj duhet të lobojnë që të shtyhen zgjedhjet sepse sipas tij shumica e tyre në mandatin e ardhshëm nuk do të jenë në parlament.

“Unë mendoj që këta për të miren e tyre politike, duhet të lobojnë që zgjedhjet të shtyhen sa më shumë sepse shumica e tyre në mandatin e ardhshëm nuk do të jenë në parlament. Mos të harrojme se sondazhi i fundit është bërë pa votat e mërgates. Tash… mbetet të shihet”, tha Agusholli për Blic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img