Një grua shqiptare, Ornela Morgan, është vrarë bashkë me dy djemtë e saj 10 vjeç dhe 12 vjeç nga bashkëshorti i saj amerikan në ShBA.
Ky i fundit, pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.
Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic, raporton euronews.al.
Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende vijojnë hetimet.