Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu duke filluar nga orët e mëngjesit e deri rreth mesditës. Gjatë pasditës reshjet pritet të ndërpriten.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila sidomos në regjionin e Gjakovës pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-56 km/h, njofton Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /Front Online