-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është tema më e diskutuar në Kosovë e Serbi që nga viti 2013. Megjithatë, ai nuk u themelua asnjëherë ani pse u kërkua me ngulm nga SHBA e BE.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, të dërguarit amerikanë e evropianë ua dërguan Kosovës e Serbisë draft-statutin e Asociacionit. Palët u takuan për ta çuar përpara marrëveshjen e Ohrit por takimi nuk rezultoi me nënshkrim pasi që presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm ta vendoste firmën,  ndryshe nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij ta nënshkruante atë, raporton RTK.

Duke iu referuar këtij drafti, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se për këtë dokument vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese derisa ka kërkuar unifikim të gjithë spektrit politik.

Draft statutin e Asociacionit, hapur e ka kundërshtuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

E shefi i qeverisë, në fund të vitit që lamë pas, ka thënë se BE e humbi shansin për nënshkrimin e Asociacionit më 26 tetor në Bruksel.

Draft statuti i Asociacionit ngjalli reagime të shumta, në veçanti për moszbulimin e tij për opinionin publik. Këtë dokument e kundërshtuan edhe partitë politike opozitare në vend të cilat së fundmi pranuan nga një kopje nga BE. Për PDK-në, LDK-në e AAK-në  në rast se drafti nuk pëson ndryshime, ai është i papranueshëm.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, vazhdimisht ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Në një mesazh urimi për vitin 2024, Hovenier ka thënë se pret nga Kosova e Serbia zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, e cila në thelb ka njohjen reciproke.

Marrëveshje për themelimin e Asociacionit për komunat serbe, Kosova dhe Serbia patën arritur më 2013 dhe më pas më 2015, marrëveshje kjo e cila nuk u zbatua asnjëherë. Në vitin 2015 presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, marrëveshjen për Asociacionin e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kushtetuesja kishte konstatuar se disa nga parimet e Marrëveshjes nuk ishin në vijë me Kushtetutën e vendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img