Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri Kurti e ka shtyrë liberalizimin e vizave nga 2017 deri në 2023.
Tutje ajo ka shtuar se fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim
“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2023”, ka shkruar Bajrami.