Ministri japonez i tokës, transportit dhe infrastrukturës, Tetsuo Saito, dha një përditësim mbi incidentin me aeroplan që ndodhi në aeroportin e këtij vendi.
“Jam i sigurt se populli i Japonisë do të ketë shqetësime në lidhje me këtë aksident”, tha ai.
Ministri shpjegoi se fluturimi 516 i Japan Airlines u përplas në pistën C në aeroportin Haneda me avionin e rojës bregdetare.
Në bordin e avionit të pasagjerëve ishin 379 persona, përfshirë ekuipazhin, të cilët të gjithë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga avioni.
Ai konfirmon se kapiteni i avionit të rojës bregdetare ka shpëtuar me jetë, por është plagosur. Aeroplani supozohej të dërgonte ndihma humanitare, thotë ai.
“Shkaku kryesor i këtij aksidenti nuk dihet ende”.
Zyrtarët po përpiqen të sigurojnë zonën e katastrofës ndërsa “përpiqen të rihapin pjesën e mbetur të aeroportit”, sqaroi ministri.