Oleksandr Usyk i mbrojti titujt e versionet IBF, WBA e WBO të kampionit botëror pasi e mposhti sfiduesin Daniel Dubois.
Boksieri ukrainas kreu punë në rundin e nëntë pas një meçi dramatik, ku në rundin e pestë ai përfundoi në dysheme pas një goditjeje të kundërshtarit, që u konsiderua nën brez.
Usyk e rrëzoi dy herë 25 vjeçarin britanik për t’i ruajtur brezat e artë në qytetin polak, Wroclaw.
E fitore të vështirë dhe po aq të kontestuar regjistroi edhe Tyson Fury në pjesën e dytë të vitit, shkruan “Gazeta Express”.
Britaniku e mposhti kampionin e dikurshëm të UFC, Francis Ngannou me vendim të gjyqtarëve, i cili për shumëkënd që e pa meçin ishte i padrejtë pasi kamerunasi bëri meç fantastik.
Dy kampionët botëror, Fury dhe Usyk do të përballen mes vete më 17 shkurt 2024, në njërin prej meçeve më të mëdha të Shekulli 21.
Fituesi i këtij meçi do të bëhet kampion i padiskutueshëm i boksit profesional botëror.
Aktualisht, Fury, kampion i botës në versionin WBC, i ka 34 fitore nga 35 meçe, kurse Usyk i ka 21 fitore.
Pra, ata nuk e kanë përjetuar ende humbjen dhe meçi i Riyadhit në Arabinë Saudite do të jetë vërtet një spektakël.