Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik liberalizimin e vizave për kosovarët. Ai deklaron se liberalizimi i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme, poashtu edhe BE-së.
Borrell thekson se i gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar Borrell.