Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përpos Spanjës.
Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë nesër në orën 8:20 të mëngjesit.
Ndërkaq një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë me fillim nga ora 10:30, pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.
Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ishte shumë i gjatë.